Çka po fsheh arkeologjia serbe ne Sanxhak ?

Arsa mendohet se është monument i vetëm në të cilin është “selia” e një shteti të Evropës në të cilin është e ndaluar hyrja.

Lugina e lumit Rashka me rrethinën e vet, e cila i takon komunës së Pazarit të Ri, paraqet një ndër hapësirat më interesante Ballkanike për shkencën e historisë së mesjetës. Procesi i kolonizimit të Sllavëve në këtë hapësirë nuk është hulumtuar sa duhet nga historianët tanë. Kolonizimi është bërë në etapa, dhe kolonizimi kryesor është bërë përgjatë luginave të lumenjve. Në fillim të shek. të VII-të Sllavët depërtuan në këto vise, pasi që sundimi i Bizantit gati nuk ekzistonte.

Para ardhjes së sllavëve këto vise kanë qenë të populluara nga ilirët për çka flasin hulumtimet e shumta arkeologjike: Në Pazarin e Ri në vendin e tanishëm të kombinatit të Tekstilit “Rashka”; mandej të mbeturat nga ari dhe qelibari të gjetura para shumë viteve te Kisha e Petrovës. Kjo e fundit na jep njohuri për mundësinë e ekzistimit të një lidhjeje të fiseve ilire, selia e sëcilës ka qenë në vendin e kishës së përmendur.

Toponimet e shumta në këto vise ruajnë kujtimet për ilirët. Emrat : Ras, Ibër, Peshter, Bishevë,Vapa, Lim etj. janë me prejardhje nga gjuha shqipe (ras-rrasë,lim-Lumi; Ibër- i bardhë; Vapë – vapa,-ë; Peshter :Pesh- peshë; ter- terr (terrësi), ter – thatësi.
Kur serbët u vendosën në Luginën e Lumit Rashka, i detyruan popullsinë vendase të tërhiqen në male dhe ua morën tokat. Gjithsesi të gjithë vendasit nuk u tërhoqën por një numër i tyre kanë mbetur në viset malore për rreth duke u marr me blegtori. Në vazhdimësi ata jetuan në këto vise , çka na bënë me dije edhe prezenca e sotshme e tyre në këto vise.

Arsa është qytet i vjetër i mbretërisë Ilire
Arsa është emër i vjetër latin i Lokalitetit të vjetër Ras, të cilin serbët e quajnë Stari Ras.
Stari Ras, pra Arsa i njohur në atë kohë si Ras, ishte një nga kryeqytetet e para të shtetit mesjetar serb të Rashkës, dhe më e rëndësishme për një periudhë të gjatë kohore . I vendosur në rajonin e sotëm të Sanxhakut , qyteti ishte në qendër të shtetit të hershme mesjetare që filloi të përhapet në të gjitha drejtimet. Ai u themelua në mes të shekujve 8 dhe 9 dhe u braktisur diku në shekullin e 13-të. Pozicionin i tij ishte i favorshëm, përgjatë grykës së Lumit Rashka, në udhëkryq midis detit Adriatik dhe shtetit të Zetës, Bosnjë në perëndim dhe në lindje Kosovës kishte shtuar rëndësinë e tij si një qytet. Sot qytetet i lashtë është i rrënuar kryesisht parrethuar dhe I pa mbrojtur në afërsi pre vetëm 11 km nga Novi Pazari, Stari Ras është shpallur monument kulture me rëndësi të jashtëzakonshme në vitin 1990, dhe është i “mbrojtur” nga Republika e Serbisë.

Arsa mendohet se është monument i vetëm në të cilin është “selia” e nji shteti të Evropës në të cilin është e ndaluar hyrja. Arsa përmendet qysh në shekullin e dytë (historiani romak). Ndërsa përmendët vetëm një here deri në shekullin e gjashtë. Marko Popoviq një hulumtues serb në elaboratet e tij ka aq shumë paragjykime sa që për shkencën është thjeshtë e pakonceptueshme.

Një gjetje interesante është veçanërisht dy fragmente të bukës së djegur. Si zakonisht kur haset në diçka që nuk i përket Nemanjiqëve ekziston justifikim për këtë: “Koha e krijimit të këtij muri tash për tash nuk është e mundur të vërtetohet”. Dhe kështu zgjatë deri sa dikush nga shkenca serbe të cilët megjithatë dëshirojnë të dinë të tregojnë se ku ndodhet Arsa.

Deri vonë , para 15 viteve për derisa në N. Pazar nuk ka ardhur ekipi i arkeologëve të fakultetit Filozofik të Beogradit në krye me akademiken Jovanka Kaliq, të gjith në Sanxhak dhe më gjerë dhe në Evropë kanë qenë të bindur se Arsa ( Ras) ndodhej në vendin e quajtur Pazarishtë, në afërsi të Sopoqanit, ku Stefan Nemanja vendosi themelet e shtetit serb. Kështu mendohej edhe pse nuk kishte asnjë argumenti shkecor.

Për ekzistimin e punëve në Arsa në afërsi të lokalitetit Pazarishtë , dhe se nuk duhej të dyshohej është “ vërtetuar” viteve të tetëdhjeta të shekullit të kaluar, ekipi i arkeologut të njohur serb prof. dr. Marko Popoviqit , i cili ekip pas disa dhjetëra viteve të hulumtimit të këtij lokaliteti “ në këtë temë” publikoi disa libra dhe punime shkencore.

Në bazë të këtyre hulumtimeve të Popoviqit , Arsa ( apo siç e quajnë serbet Stari Ras ) në vitin 1978 , si trashëgimi kulturore , është future në listën e UNESKO-s.

Por një ekip tjetër pra e akademikes Kaliq ka ardhur në përfundim se “ Arsa gjegjësisht Stari Ras nuk ka qenë në lokalitetin Pazarshtë , por në Gradinë , në lokalitetin Postenjë jo larg kishës së Petrovës , e cila po ashtu është nën përkujdesjen e UNESKO-s.
Nuk ka asnjë dyshim se vendi fronit serb ishte Kisha e Pjetrit. Në biografinë e Stefan Nemanja, e shkruar nga Stefan djali i tij, qartë shkruan se Kisha e Pjetrit gjendet në selinë e shtetit të atëhershëm.

Këtë tezë të prof. Kaliç dhe kolegët e saj e pasurojnë me zbulimet arkeologjike të shumta në lokalitetin Gradinë në Postenjë (5 km nga Novi Pazar, përgjatë rrugës për Rashkë, ku janë mbetjet e kishës, të tipit të fronit rezendecial , selisë së Nemanjës dhe shumë materiale të vlefshme arkeologjike.

Ana tjetër, disa ekspertë të cilët janë në krah të Marko Popoviq, kurrë nuk kanë dashtë të dëgjojnë për zbullimet e Jovanka Kaliç as të diskutojnë seriozisht. Opinioni në Serbi, si dhe sanxhaklinjët kanë mbetur të hamendur.

Pse kurrë nuk jan takuar këto dy ekipe të shquar “ekspertësh”, të ulur në tryezë pran autoriteteve më të larta të Akademisë Serbe, me argumentet e tyre një herë dhe përgjithmonë ta zgjidhin këtë dilemë, do të shihet më vonë thot etnografi Sulejman Aliqkoviq.

Të hutuar janë edhe turistët, të cilët gjithnjë kërkojnë të shohin të dy lokalitetet e “Rasin e Vjetër” gjegjësisht Arsën e Vjetër, mandej kanë probleme edhe mësuesit, sepse ata shpesh nuk kanë argumente për të dhënë nxënësve përgjigjet e duhura shton tutje Aliqkoviq.
Të dyja ekipet vijnë rrallë në Novi Pazar: Marko Popoviq thotë se punës së tij i ka dhën fund , ndërsa ekipi i Joan Kaliç për kërkime të mëtejshme në Gradina mungon paraja.

Ndërsa për ekzistencën e Stari Rasit serb, Myftiu i Madh i Bashkësisë Islame në Serbi Muamer Zukorliç në një konferencë të rëndësishme, pat deklaruar: “Ne boshnjakët jemi me prejardhje ilire. Nëse dikush ju pyet prej nga kjo tash, lirisht përgjigjuni, “na ka thënë Myftiu “. Dhe ajo kala mbi Novi Pazar, për të cilat ata pretendojnë se ishte selia dhe djepi i shtetit serb, në fakt është Arsa, kryeqyteti i vjetër i ilir dhe nuk ka lidhje me kurfar Rasi, dhe me shtetit e vjetër serb “.shkruan e përditshmeje beogradase “Politika”.
Shumë ka për tu shkruar në lidhje me këtë qytet të vjetër, por një është e saktë se Ras –Arsa (Arza) është qytet i mbretërisë ilire.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu