“Çmendet” ministri i BDI-së, lavdëron gjyqësorin që dënoi rastin “Monstra”?!

Gjyqësori në Maqedoni duhet të shërbejë si shembull për rajonin. Këtë vlerësim në një intervistë për Tv Art e ka bërë ministri i drejtësisë, Valdet Xhaferi, kuadër i BDI-së.

Ka pasur shumë komente nga shqiptarët se ky vlerësim i Xhaferit është “çmenduri” e vërtetë, duke pasur parasysh se në gjykatat e Maqedonisë janë shqiptuar dënime të tilla, si në rastin e Sopotit, Brodecit, Monstrës, kurse gjatë procesit për Lagjen e Trimave, pjesëtarët e Grupit të Kumanovës, janë maltretuar në mënyrë më çnjerëzore.

Ky qëndrim i Xhaferit në njëfarë mënyrë tregon se BDI e merr përgjegjësinë dhe mbështet proceset e lartpërmendura gjyqësore edhe pse edhe nga funksionarët më të lartë të BDI-së janë shprehur rezerva deklarative ndaj atyre ratseve, njofton Lajmpress. Deklarata e Xhaferit njëkohësisht tregon se ati rezerva kanë qenë vetëm hipokrizi, e asgjë tjetër.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu