Në Shkup ra bora e parë e shoqëruar me erë të fuqishme, që dhe edhe pse me kohëzgjatje shumë të shkurtë, dëshmoi se i ftohti dimëror ka vendosur të vijë seriozisht, para ardhjes së Viti të Ri.
Si rezultat i shtypjes së shtuar të ajrit dhe temperaturës, u paraqitën të reshurat e përkohshme dhe të dobëta të borës, veçanërisht në pjesën veriore të vendit.
Shtresë e borës është formuar në viset malore, në Sharr, Mavrovë, Krushevë dhe në vende të tjera me lartësi mbidetare prej 1.500 metra.
“Karakteristikë e ditës së sotme ishte era e fuqishme veriore, ku në Shkup shpejtësia e erës arriti në 70 km në orë, por sipas parashikimeve tona mund të arrijë edhe deri më 100 km në orë, më e theksuar në pjesët jugore. Edhe gjatë ditës së nesërme do të kemi mot të ngjashëm, me reshje të dobëta të borës dhe do të vazhdojë të fryjë erë e fuqishme me shpejtësi deri më 80 km në orë, madje mund të arrijë edhe deri më 100 km në orë. Kjo do të thotë që nuk do të kemi rritje të temperaturave”,- deklaroi sinoptikania, Dushanka Tanushevska.
Temperaturat disa gradë nën zero do të jenë prezente edhe gjatë ditës së premte dhe të shtunën, por me mot më të kthjellët, ndërsa edhe nata e ndërrimit të viteve parashikohet të jetë shumë e ftohtë, kurse në ditët e para të javës pas Vitit të Ri pritet mot më stabil dhe me periudha dielli.