Problemi me borxhet e larta të spitaleve në të gjithë shtetin qëndron në atë që me vite të tëra nuk është ndryshuar lista e shërbimeve që i ofrojnë, të cilën e krijon Fondi shëndetësor. Ministri i shëndetësisë Arben Taravari thotë se zgjidhja e vetme për t’u zgjidhur problemi financiar është që të fshihen borxhet dhe të bëhet rajonizim. Klinikat dhe spitalet vitin e kaluar kishin borxh prej mbi 75 milionë eurove.
Sa u përket punësimeve, Taravari paraprakisht konfirmoi se do të punësohen 300 specializantë dhe rreth 1200 personel i mesëm mjekësor.
Për gjendjen në shëndetësi reagoi LSDM-ja, duke thënë se shëndetësia është në kaos dhe në prag të kolapsit të plotë, se nuk ka as barna, as personel, as shërbime cilësore shëndetësore.