Çmimi i iPhone X bie drastikisht, priten blerje të shumta nga konsumatorët

Me shumë mundësi mund të keni parë dhe të keni menduar ndonjëherë që edhe ju, si shumë të tjerë, të blini një iPhone X, krijesën e fundit dhe më të lakmuar të Apple, por me siguri jeni stepur për shkak të çmimit të lartë.

Mirëpo, tashmë vjen një lajm mjaft i mirë nga kompania, për të gjithë blerësit, por që praktikisht është një lajm i tmerrshëm për Apple. Kompania po mendon të ulë drastikisht çmimin e iPhone X dhe tashmë, nga 1000 dollarë, çdokush do të mund ta blejë iPhonin me gati gjysmën e çmimit, prej 550 dollarësh.

Gjithçka ndodh pasi Apple reduktoi prodhimin e iPhone X për tremujorin e parë të këtij viti dhe të njëjtën masë, por edhe më të rreptë, mund të marrë edhe për tremujorin që sapo ka nisur.

Apple e ndërmori këtë masë të detyruar nga shitjet e pakta në treg të telefonit më të kushtueshëm, por edhe më të avancuar të gjigantit amerikan të teknologjisë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu