Ç’ndodhi në krevat me Gjestin? Rizarta i bën kërkesën e papritur “Vëllait të madh”

Pas një sfide nga Vëllai i Madh, Gjestit iu kërkua që dy javët e ardhshme, krevatin të mos e ndajë me Eglin por me një tjetër banor.

Ai zgjodhi Rizartën, dhe për këtë u shkaktua një rrëmujë e madhe në shtëpi, e madje edhe një prishje raporti me Eglin.

Mirëpo sot, Rizarta tha se ka kërkuar në dhomë të rrëfimit që të mos e kalojë më natën në krevat me Gjestin.

“Unë kam kërkuar te Vëllai i Madh a mund të mos fle më më Gjestin se nuk ndihem rehat. E kam kërkuar dhe më kanë thënë jo, një detyrimi duhet t’i shkosh deri në fund dhe unë e bëj me dinjitet. Nuk po bëj asgjë të gabuar. Nuk e dua vëmendjen tënde” tha Rizarta.

Gjesti po ashtu tha se dëshiron që të largohet nga ajo dhe shpreson që të përfundojë sa më shpejt kjo situatë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu