Treni përdor teknologjinë e levitacionit magnetik (MAGLEV) dhe mund të lëvizë me shpejtësi deri në 600 km / orë, transmeton InfoShqip.
Kina ka zhvillyar trenin më të shpejtë në botë. Forcat refuzuese magnetike të shinave dhe pjesa e poshtme e trenit e lejojnë atë të “notojë” praktikisht mbi shina, gjë që eliminon pothuajse plotësisht fërkimin.
Kjo bën të mundur arritjen e shpejtësive shumë më të larta se trenat konvencionale.
Udhëtimi nga Pekini në Shangai me trenin e ri zgjat vetëm 2.5 orë, që është dy herë më i shpejtë se sa trenat e mëparshëm.
Kina planifikon të rrjetëzojë vendin me trenat MAGLEV, me synimin për të shkurtuar kohën e udhëtimit midis qyteteve më të mëdha deri në tre orë./InfoShqip.com
This is the fastest train in the world.
Discover more about this record-breaking machine: https://t.co/qcTUPYXGHs pic.twitter.com/d1FbDqmOWq
— World Economic Forum (@wef) November 9, 2021