Një tërmet i fuqishëm tronditi Japoninë veriore mëngjesin e së martës, duke ndërprerë funksionet e ftohjes në centralin bërthamor dhe duke shkaktuar një cunami të vogël që goditi të njejtin rajon të Fukushima-s, që u shkatërrua në vitin 2011 nga tërmeti, cunami si dhe nga katastrofa bërthamore, njoftoi Reuters, cituar nga Syri.net.
(Më poshtë, fotografi dhe tre video nga ngjarja.)
Magnituta e tërmetit ishte 7.4 ballë dhe u ndje në Tokio, duke bërë që mijëra banorë të largohen e të ngjiten në një tokë më lartë ndërkohë që agimi po zbardhte gjatë bregdetit verilindor.
Nuk pati raportime për vdekje apo për plagosje të rëndë për disa orë pasi tërmeti goditi në orën 5:59 minuta (20:59 GMT e së hënës). Ai ishte përqendruar në brigjet e prefekturës së Fukushima-s në një thellësi 10 km, tha Agjencia Meteorologjike e Japonisë.
Një dallgët deti është ngritur deri në 1.4 metra në Sendai, rreth 70 km në veri të Fukushima-s, me valë të vogla që godisnin portet përgjatë bregdetit, siç njoftoi televizioni shtetëror, citon Syri.net.
Pamjet televizive treguan anijet që po dilnin në det nga portet ndërkohë që ndërkohë që alarmet për cunami ulërinë kur valët u ngritën deri në 3 metra.
“Ne pamë valë të larta, por që nuk i kapërcyen pengesat” tha një burrë në qytetin Iqwaki për NTV.
Filmimet nga ajri treguan valët e cunamit që përhapeshin përgjatë lumenjve në disa zona dhe disa barka peshkimi që ishin përmbysur në portin Higashi – Matsushima.
Qendra për Paralajmërimin e Cunamit në Hawai tha se kërcënimi për cunami e kishte kaluar pjesën e tij më të vështirë dhe më vonë e fiku, paralajmërimin për rrezik.
Shërbimi Gjeoologjik i SHBA e mati tërmetin e së martës si me magnitutë 6.9, nga 7.3 që ishte në fillim.
Të gjitha uzinat bërthamore të Japonisë në bregdet të kërcënuara nga cunami ishin mbyllur që në prag të katastrofës së marsit 2011, që goditi sistemet e ftohjes në uzinën bërthamore të Fukushima-s duke bërë që reaktori të shkrihej nën vete dhe të shpërndante rrezatimin në ajër, tokë dhe det.
Vetëm dy reaktorë janë duke punuar në Japoni, të dy në jugperëndim. Nënstacioni elektrik Tohoku njoftoi se nuk kishte dëme në uzinën e tij bërthamore në Onagawa, ndërsa agjencia e lajmeve Kyodu njoftoi se nuk kishte parregullsi as në centralin bërthanor të Takai Daini në prefekturën Ibaraki./Syri