“Daily Mail” bën gafën e rëndë me Kombëtaren shqiptare (FOTO)

Mesfushori i Manchester United, Henrikh Mkhitarian për pak momente u bë futbollist i përfaqësueses shqiptare të futbollit.

Pa dyshim që kjo ishte një gafë e rëndë e së përditshmes britanike “Daily Mail” e cila është korrigjuar me shpejtësi.

Në artikullin e saj kushtuar Armenisë dhe suksesit 3-2 ndaj Malit të Zi një natë më parë, e përditshmja britanike ka bërë një gafë jo pak të vogël.

“Shqipëria e Mkhitarian përmbys disavantazhin 2-0 për të fituar”, ishte titulli i artikullit që qëndroi për disa minuta në faqe, para se të korrigjohej dhe në vend të Shqipërisë të shkruhej Armeni. /Panorama Sport


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu