Damjanovski mendon se kanë nisur përgatitjet për ndërtimin e rrugës në “Lagjen e Trimave”

Kryetari i Komunës së Kumanovës ka deklaruar se prej sot kanë nisur përgatitjet për asfaltimin e rrugës në Lagjen e Trimave, e cila u shkatërrua vitin e kaluar gjatë incidentit të armatosur. Ai ka thënë se tenderi për ndërtimin e kësaj rruge është mbyllur dy muaj më parë, ndërsa punimet për asfaltimin saj janë zvarritur deri tani për shkak të punëve rreth rrjetit të kanalizimit dhe ujësjellësit. Sipas Damjanovski, për ndërtimin e kësaj rruge nuk nevojitet më shumë se një javë, raporton Alsat-M.

“Unë e kuptoj dëshpërimin dhe reagimin e banorëve, mirëpo nuk është fajin im, sepse shumë kohë mori lidhja e rrjetit të kanalizimit, ujëjellësit si dhe vendosja e pusetave. Tenderi ka përfunduar qysh para dy muajve, kryerës i punëve është “Coop Ingenering”. Unë mendoj se prej sot fillojnë me përgatitjet dhe se për 7 ditë ajo rrugë do të përfundojë, kështuqë të gjitha procedurat kanë përfunduar, domethënë që në këtë temë mos të kemi skepticizëm apo dyshim sepse punimet në këtë rrugë nuk do të përfundojnë”, deklaroi kryetari i Komunës së Kumanovës, Zoran Damjanovski.

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu