Dashtevski: VMRO-DPMNE dhe BDI kanë bashkëpunuar 10 vjet, nuk ka arsye që mos e bëjnë përsëri

Profesori universitar Aleksandar Dashtevski ka komentuar situatën e krijuar pas zgjedhjeve në Maqedoni. Sa i përket koalicionimit dhe formimit të Qeverisë së re ai thotë se partitë që kanë qeverisur bashkë 10 vite OBRM-PDUKM dhe BDI, nuk ka ndonjë arsye që të mos e bëjnë përsëri, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Nëse deri tani OBRM-PDUKM dhe BDI kanë qenë në koalicion për 10 vite, nuk shoh arsye që të mos bashkëpunojnë përsëri. Kemi një “marrëveshje” që partitë me më shumë vota tek shqiptarët dhe maqedonasit, formojnë qeverinë. Bisedimet po zgjatin pasi bisedojnë për detaje të rëndësishme, kush se cilat vende do t’i marrin”, tha Dashtevski.

Sipas tij Qeveria e re mund të formohet në fund të janarit ose fillim të shkurtit./Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu