Jozef Marku u përjashtua sot nga edicioni i katërt i Big Brother VIP Albania.
Kjo ndodhi pas një incidenti të rëndë, ku ai e ofendoi Gjestin, duke e quajtur ‘kopil shkine’ pas spektaklit. Këto fjalë provokuan një reagim të fortë nga publiku dhe nga shumë figura të njohura të shoqërisë.
Reagimet nuk vonuan, duke arritur deri në përkrahjen e Gjestit nga shumë personazhe publike, të cilët shprehën shqetësim për fjalorin e përdorur dhe sidomos për natyrën e sulmeve verbale në media. Këto situata nxjerrin në pah një çështje të rëndësishme rreth respektit dhe dinjitetit në shoqërinë tonë.
I fundit që doli në mbështetje të Gjestit ishte Daut Haradinaj, një emër i njohur në politikën kosovare dhe kandidat për deputet nga AAK-ja. Ai bëri një postim në Instagram ku e quajti Gjestin “Bir shqiptari”, duke e theksuar rëndësinë e mbështetjes së njëri-tjetrit në këto momente delikate.