Deputetja Ilire Dauti nga Aleanca për Shqiptarët, pjesë e Frontit Europian nëpërmjet një statusi në Facebook ka reaguar në lidhje me emërimet për u.d drejtorë në klinika dhe institute nga ana e ministrit të Shëndetësisë, Arben Taravari.
Dauti shkruan se ministri i Shëndetësisë ka emëruar 11 drejtorë në klinika dhe institute, por asnjë prej tyre nuk është shqiptar. Tutje shton se po dëshmohet se përse Aleanca duhej të mbetet me Shqiptarët.