Temë e debatit të sotëm që po transmetohet në Televizionin SHENJA është (mos)aktiviteti i deputetëve shqiptar në Parlamentin e Maqedonisë, me të ftuar ish-deputetin Muhamed Halili dhe gazetarin Milaim Latifi. Në fillim të debatit, ish-deputeti Halili, duke krahasuar veprat e deputetëve shqiptar në Maqedoni dhe në Mal të Zi, tha se malazezët dhe shqiptarët më lehtë mund të gjejnë gjuhë të përbashkët, pasi edhe përgjatë historisë është vërejtur bashkëpunim i ndërsjellë.
Ndërkohë, gazetari Latifi tha se shqiptarët në Maqedoni, edhe sot e kësaj dite mbeten të jenë pakicë, e jo popull shtet-formues, duke shtuar se të gjitha problemet ndëretnike në Maqedoni burojnë nga Kushtetuta.