Debati për gjuhën shqipe: Zeqirija Ibrahimi kundërshton dhe sfidon deklaratat: Kush e la gjuhën shqipe jo-zyrtare?

Kryetari i Partisë Alternativa, Zeqirija Ibrahimi ka reaguar pas deklaratave të fundit të kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi i cili ka pohuar se statusi i gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut nuk është zyrtare, por e përkthyer. Në një postim në Facebook, Ibrahimi ka shprehur qëndrimin e tij të prerë lidhur me këtë çështje dhe ka sfiduar publikisht këdo që ka një mendim ndryshe, shkruan InfoShqip.

Deklarata e tij në Facebook ishte si më poshtë:

“Gjuha shqipe në RMV nuk është zyrtare.
Të gjithë ata që mendojnë ndryshe ose nuk e kuptojnë mbiemrin ‘zyrtare’ ose nuk e kuptojnë gjuhën shqipe.
Prandaj, kushdo që mendon se ka argumente, e sfidoj në cilindo emision dhe në çfarëdo debati që ta diskutojmë këtë temë.
Maqedonia e Veriut është shtet monogjuhësor, ku gjuha shqipe gëzon një status të avancuar. Nuk mund të jetë zyrtare gjuha e një komuniteti që në preambulë të kushtetutës është definuar si minoritet.
Andaj, pyetja themelore nuk është se a është gjuha shqipe zyrtare, porse pse nuk është zyrtare dhe kush e ka lënë në atë status? Dhe, pyetja tjetër, edhe më e rëndësishme: kush i ka lënë shqiptarët në status të minoritetit?
Në fund edhe pyetjen e zakonshme: si përkthehet shqip Non Grata?”

Kjo deklaratë ka nxitur diskutime të gjera dhe ka shtuar tensionet në debatin mbi statusin e gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut. /InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu