Gazetari dhe publicisti Ben Andoni mendon se komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë ende hesape të pambyllura nga koha e luftës në Kosovë.
I ftuar në intervistën e lajmeve të orës 20:00, Andoni referuar edhe aktakuzës më të fundit ndaj Fatmir Limaj, tha se duhet mbyllur njëherë e mirë llogaria me të kaluarën.
Andoni: Jo vetëm zoti Limaj por dhe një pjesë tjetër e komandatëve të UÇK-së kanë ende hesape të hapura me luftën që është bërë në Kosovë. Fakti që ai është e disata herë që thirret para autioriteteve të drejtësisë tregon që përpos këtij reaksioni që ka lindur në Kosovë për marrjen e tij ka një lloj vërtetësie.Kam ndjekur dëshminë e të birit të viktimës që ka treguar fakte që hedhin dritë, megjithatë shumë të pjesshme për një rol jo të mirë të UÇK që kanë lidhjen me vrasjen e këtij personazhi. Akuza duhet të provohet, pastaj duhet të flasim. Por prekja në këto kohë them që nuk është krejt e rastësishme. Vetëm një problem i madh është në Kosovë, ky problem ndodh edhe me drejtësinë tonë, por në Kosovë është akoma më e theksuar sepse një pjesë e dëshmitarëve ballafaqohen me ekzekutimin direkt. Një pjesë e dëshmitarëve të mbrojtur janë ekzekutuar.Një pjesë e komandantëve të cilët akuzohen, janë pasuruar, kanë fuqi të kërcënojnë, shantazhojnë dhe mbulojnë. Situata është shumë e rrezikshme. Sa më përballë të jetë përballja e fakteve të tilla aq më i pastër është ideali i njerëzve të UÇK.
Duke folur për liberalizimin e vizave dhe çështjen pezull të Demarkacionit me Malin e Zi, Andoni mendon se ishte politika kosovare që me tollovinë e saj e ktheu në kazos për BE.
Andoni:Edhe sot sikur të bëhen zgjedhje në Kosovë kam frikë se do jetë e njëjta situatë.Korrupsioni është i frikshëm në Kosovë.Demarkacioni përdoret, vetë politika kosovare me tollovinë e vet arriti dhe e bëri kauzë për BE. Në Ballkan ka ende demarkacion mes vendeve. Ne kemi probleme akoma me Greqinë, Kroacia me Slloveninë. Nëse duan ta zgjidhin në mënyrë institucionale u drejtohen arbitrazheve.Nëse duan të lënë një statuquo të tillë që duke parë konjukturat e reja politike mund ta shuajnë.Politika kosovare me tollovinë e saj e bëri këtë çështje, çështje të BE që ata t’ua përmendnin si një nga barrierat për liberalizimin e vizave.Është një pengesë më shumë se pengesa kryesore është korrupsioni galopant dhe sidomos fillimi i funksionimit të punës së Gjykatës Spciale që do fashisë shumë zëra në Kosovë.
Andoni komentoi edhe deklaratat e Presidentit Thaçi mbi korrupsionin, që vetë gazetari e sheh si pengesën kryesore për eurointegrimin e Kosovës.
Andoni: Presidenti Thaçi në momentin që ka hipur në poltronin kosovar duhet të jetë i vetëdijshëm për misionin e tij. Misioni i tij ishte të shtronte një platformë pajtimi të partive kosovare. Nga partia e tij është akoma në gjykim një nga skandalet më të mëdha në Ballkan, PRONTO 2. Retorika që bën, në disa momente mundohet të imitojë zotin Rama por pa mundur, bën që ai do njëfarë mënyrë ti bëjë një mecap imazhit personal dhe forcës politike nga vjen. I vërtetë është vetëm fakti që policia e Kosovës është një polici cilësore dhe përballet më vështirësi të jashtëzakonshme sepse në Kosovë protestat kanë kaluar kryesisht me dhunë.Kanë ruajtur staturë të mirë profesionale.Kanë marrë pjesë dhe në operacione speciale të rëndësishme.