Deficiti i mjekëve pediatër, më pak se 200 në gjithë Maqedoninë

Rradhë dhe pritje të gjata. Kjo është pamja e zakonshme që mund të haset viteve të fundit thuajse nëpër të gjitha ordinancat e pediatrisë në Maqedoni, raporton RTVM2.

Ordinancat janë stërmbushura me prindër dhe fëmijë të sëmurë që presin, por askush nuk jep sqarime përse janë këto radhë të gjata.

Mjekët po pakësohen nga viti në vit, ndërsa institucionet përkatëse nuk janë të vedijshëm për këtë fakt.

Arsyeja është se mjekët e vjetër të punësuar para shumë dekadave po dalin një nga një  në pension ndërsa punësime të reja nuk ka.

Momentalisht në Shkup punojnë më pak se 30 mejkë pediatër, përfshirë këtu edhe fshatrat përreth kryeqytetit, sqaron Smugreska. Prej tyre nuk ka asnjë pediatër shqiptar në nivel primar.

Një nga shkaqet për mungesën e  gjeneratave të reja të mjekëve pediatër, janë shpenzimet e mëdha për specializim dhe pagesa e njëjtë nga fondi që u jepet atyre, që është e njejtë me atë të mjekëve të përgjithshëm.

Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se janë vetëdijshëm për këtë situat dhe se punojnë në drejtim të përforcimit dhe shtimit të mjekëve pediatërve në vend.

Mungesa e mjekëve pediatërve në nivel primar tani po ngarkon spitalet terciale në vend./infoshqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu