Përpjekja e kryeministrit Edi Rama për të shuar pakënaqësitë ndaj tij dhe qeverisë, duke i kthyer përgjigje çdo komentuesi në Facebook, po degjeneron. Përditë shihen debate që nëse s’do të mbanin për autor kryeministrin e një vendi, do të dukej si “chat” lojërash elektronike.
Rama postoi një status për fitoren e mazhorancës në Kolonjë. Por një komentues i shkruan: “një hajdut më shumë”.
Kryeministri s’ka duruar dhe i kthen këtë përgjigje:
“Gjynah për ty Xhulja, gjuhë kazani që në mëngjes”
Përgjigjen ia jep një tjetër komentues: “Ncncnc ske faj ti mer burr por faj kan ato delet qe votojn per ty, ti je ai njeri qe poi con Shqipetaret drejt shkatrrimit. Ke menduar naj taks tjeter per te rritur?”
Dhe kryeministir ka të gjithë kohën për të debatuar në Facebook që në mëngjes: “Niku, kujdes mendjen mik i dashur se është gjë e madhe mendja Niku. Populli s’ka qenë s’eshte e s’mund te jete kurre dele, mjere kush e mendon kete…”.
Dhe komentuesi i shkruan: “Z.edi Rama jane dhe me keq, madje. Rritet energjine, rritet siguracionin e makinave (kur rruget ku ecim jane si mos me keq) vendin e mbushet plot me bar, rritet aksizen e cigareve tani mendoni te rrisni edhe gazin. Pyes veten mos do vendosni naj mos do vendosni naj taks per vjetjen me gruan se kjo ju ka mbet”.
Kryeministri është kujdesur t’i fshijë komentet negative, por ndjekësit kanë vijuar me të tjera.
“25 Euro Voten ishte apo 20 sa jepte niko palleshi”, i shkruan një tjetër. Dhe kryeministri i Shqipërisë i përgjigjet: “ulu kexo ndonje liber se nuk shtyhet gjate jeta me gjuhe perjashta”. Përgjigjja që merr është pak e tepruar. “Mir e ke, Se me p*ll jasht i ke len shqiptaret 🙂 keshill lexo jo kexo ;)”.
Një tjetër gjen kohën për të luajtur me kryeministrin. “O njish ma be nji reply”, është postimi i tij. /Lapsi.al