Dëgjojeni Ahmetin si premtoi në vitin 2012 zyrtarizim të shqipes “mandatin e ardhshëm” (VIDEO)

Në videon më poshtë mund të dëgjoni kryetarin e BDI-së Ali Ahmeti duke premtuar “zyrtarizim të gjuhës shqipe gjatë mandatit të ardhsëm” që në korrik të vitit 2012. Prej atëherë janë mbajtur zgjedhje edhe në vitin 2014, por gjuha shqipe nuk është zyrtarizuar. U desh që shqiptarët të përgjysmojnë numrin e votave për BDI-në, që kjo parti të merret seriozisht me çështjen e gjuhës shqipe.

“Gjuha shqipe është në proces të mbarë dhe gjuha shqipe sipas Kushtetutës dhe Marrëveshjes së Ohrit është gjuhë zyrtare dhe në Maqedoni dhe në asnjë vend nuk ka gjuhë të parë dhe gjuhë të dytë por ka vetëm gjuhë zyrtare dhe gjuha shqipe është zyrtare por është në proces dhe në mandatin e ardhshëm sigurisht që kjo çështje përfundimisht do të mbyllet..Proceset duhen kohë, proceset duhen angazhim dhe durim”, deklaroi në atë kohë Ahmeti.


Ahmeti, ligji i gjuhes Shqipe 2012 by tetova1official


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu