Degradon debati në Big Brother Vip: Hajde futemi në tualet, më bën gangsterin ti

Ky Big Brother Vip 4 ka për të qenë një “eksploziv”! Me kaq pak ditë sa VIP-at kanë qëndruar brenda shtëpisë së “Vëllait të Madh”, përveç garës se kush do të jetë “element”, ata kanë treguar që janë futur me “shpatë në duar”.

Një prej personazheve të cilët po bën “rrotull” të gjithë shtëpinë është dhe Xum Allushi. Influencieri ka debatuar pothuajse me të gjithë, pa çka se pas toneve të ngritura të zërit, në fund përfundon duke i përqafuar.

Së fundmi një episod aspak i këndshëm ka ndodhur në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. E sigurisht, Xumi ka qenë protagonisti. Gjatë një debati me Zebërvokin Xumi i është drejtuar me tone të ashpra dhe i ka kërkuar që të “sqarohen” në tualet.

“Më bën gangsterin ai mua”, dëgjohet të thotë Xumi me tone të larta për Zebërvokin.

Ka qenë Jozi ai i cili e ka ndaluar influencierin, madje ky i fundit edhe është rrëzuar teksa po tentonte të futej në ambientet brenda shtëpisë. Gjithashtu edhe Rozana i ka kërkuar Xumit të qetësohet duke i thënë: “Nëse ke respekt për mua, nëse më do mua qetësohu”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu