Dehari: Jam ndjerë i fortë sepse kam ecur përkrah njeriut të fortë Ali Ahmetit

Rinia kërçovare priti liderin e BDI-së Ali Ahmeti me pjesëtarë të tjerë të partisë, përfshirë edhe kryetarin e komunës Fatmir Deharin.

Rinisë vendase i’u drejtua edhe ryetari i komunës së Kërçovës Fatmir Dehari, ju drejtua të rinjve duke u thënë sei çmon pasi e ardhmja ecën vetëm mes tyre.

“Në përditshmërinë time jam me ju. Ju dëgjoj dhe flas me ju. Komunikoj dhe do ta vazhdoj atë, jo vetëm si kryetar por edhe si njeri, pasi çmoj lart energjinë, vullnetin dhe pastërtinë e të riut.

Të jeni të bindur se duke qenë edhe kritikë ndaj punës dhe veprës tonë, duke na fol hapur do të dimë se çka na tangon dhe çfarë probleme kemi.

Unë jam ndjerë i fortë gjithmonë sepse kam ecur përkrah njeriut të fortë (Ali Ahmetit) kurse tash po eci edhe pranë një njeriu tjetër shumë të fortë i cili do ju përfaqësojë në kuvend”, tha para rinisë kërçovare Dehari.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu