Një tjetër i akuzuar pranoi fajin për rastin “Dhuna në Komunën Qendër”. Para se të shtyhet seanca kryesore për shkak të mungesës së avokatit Donçe Nakov, i akuzuar i pestë, Jordan Risteski kërkoi fjalën dhe tha se ai ndihet fajtor dhe do të pranojë fajin dhe se ndjenë keqardhje për veprën e kryer.
Pas kësaj avokati i tij Boro Tasevski tha se do të heq dorë nga përfaqësimi i tij meqë i akuzuari nuk është konsultuar me të para se të merr këtë vendim.
Nga PPS kërkuan që seanca për Risteskin të jetë e ndarë dhe me të njëjtën të vazhdojnë sot. Gjykatësja Tatjana Mihajllova solli vendim që seaca kundër Jordanit Ristevski të ndahet nga të tjerët dhe të vazhdojë menjëherë.
Ndryshe seanca kryesore për të 11 të akuzuarit e tjerë, në mesin e të cilëve është Nikolla Gruevski, ish ministri i lidhjeve Mile Janakievski dhe deputetja Daniella Rangellova, është caktuar për 7 dhjetor.
Për një të akuzuar, Tomisllav Llazarov tashmë ka pasur dënim prej 6 muajve burgim me kusht, ndërsa seancë është ndarë edhe për të akuzuarin Dimço Kërstev.
Pas daljes nga seanca i akuzuari i parë, Nikolla Gruevski theksoi se i akuzuari që pranoi fajin sigurisht ka pasur arsye personale dhe se ai personalish nuk ndjehet fajtor për akuzat ndaj tij./InfoShqip.com