Deklarata e pamatur e Zafir Berishës gëzon serbët

Deklarata e deputetit të Nismës për Kosovën, Zafir Berisha, se Kosova “është krahinë e Shqipërisë” ka marrë vëmendje të gjerë edhe në mediat serbe.

“Nuk ka kosovar, nuk ekziston ai komb. Është i shpikur. Kjo është më shumë sesa qesharake. Ne jemi shqiptar, të cilët jetojmë në krahinën e Shqipërisë, e cila quhet Kosovë. Dhe, sot apo nesër, vonë apo herët, do të jetë Shqipëri”, ka thënë Berisha, i cituar nga mediat serbe.

Dihet dhe më nuk është fshehtësi, se politika serbe në vazhdimësi ka projektuar ide që për Kosovën të bisedojë me Shqipërinë, duke mos e njohur fare ekzistimin e shtetit të Kosovë.

Një negocim i drejtpërdrejt me Shqipërinë do të thoshte edhe ndarje e Kosovë.

Megjithatë, duket se ka të tillë deputet nuk e kanë idenë se sa dëm i shkaktojnë Kosovës deklarata të tilla. /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu