Deklarohet si 26 vjeçar, lojtari bëhet viral në internet

Transferimi i David Bangoole te Wakiso Giants, një skuadër që luan në Premier League-n e Ugandës, shkaktoi shumë diskutime dhe u bë menjëherë viral në internet. Jo për kontratën e nënshkruar mes lojtarit dhe klubit dhe as për cilësitë teknike të padiskutueshme të mesfushorit, por për pamjen e tij fizike.

Lojtari ka deklaruar se është 26 vjeç, por të shumtë janë ata që pretendojnë se është më i madh, për shkak të asaj që shihet nga fiziku i tij.

I konsideruar si një nga talentet më të mirë në Ugandë, mesfushori për fat të keq ka përfunduar në qendër të një diskutimi për moshën e tij reale, për shkak të pamjes së tij. Fotot e publikuara nga llogaritë zyrtare të klubit tregojnë se Bangoole mund të jetë më i vjetër se 26 vitet e deklaruara, mbi të gjitha për shkak të rënies së madhe të flokëve. Dyshimet janë se ai është shumë më i vjetër se sa thonë dokumentet.

Megjithatë, pavarësisht zhurmës që është krijuar, aktualisht nuk ka asnjë provë përfundimtare se ai ka falsifikuar moshën e tij dhe lojtari vazhdon karrierën e tij të futbollit si një nga lojtarët më të mirë në ligën e Ugandës. /tvklan.al


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu