Tomë Gashi, avokat i familjes Dehari ka thënë se raporti i obduksionit ka treguar se Astrit Dehari ka vdekur nga asfiksia.
“Në ditën e 13-të kemi marrë një raport i cili deklaron se Astriti ka vdekur nga asfiksia. Do të lexojmë dhe do të vlerësojmë e më pasë do të dalim me një deklaratë se cilat janë shkaqet e vdekjes së tij. Sylë Hoxha nuk ka lejuar ekspertët e pavarur të kenë në dispozicion autopsinë, nuk ka kanë dhënë as fotografitë në konsultim me ta do të tregojmë më detajisht. Rasti ende nuk është i mbyllur instituti i mjekësisë ligjore jep vetëm mendimin e tij”, ka thënë Gashi.
Tutje Gashi ka thënë, se do të kërkojnë nga Prokuroria që të ia jap materialin dhe të analizohet nga ekspertët e tyre dhe cili do që të jete rezultati do ta pranojnë. /Zeri