Beogradi e ka caktuar prej kohësh strategjinë e bisedimeve: ai nuk heq dorë nga Kosova nëse nuk i jepet Veriu, por jo vetëm kaq; edhe pjesë të veriperëndimit, që aktualisht është pjesë e diskutimeve për Demarkacionin për Malin e Zi.
Kur Kosova mori pavarësinë, Ahtisari ruajti një aksiomë: “Jo ndarje të Kosovës dhe jo bashkim të saj me shtete të tjera”. Kjo është përmendur gjithmonë si një “vijë e kuqe”.
Deri tani nuk ka pasur ndryshim të kufijve me gjithë gjakderdhjen dhe luftërat që janë zhvilluar. Të gjitha shtetet e krijuara në territorin e ish-Jugosllavisë janë bërë shtete në kufijtë administrativë që i kanë pasur si njësi federative në ish-shtetin e Jugosllavisë. Ky ka qenë edhe njëri ndër argumentet në favor të Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë rreth pajtueshmërisë së shpalljes së pavarësisë së saj me të drejtën ndërkombëtare.
Kjo e bën edhe shembullin e Kosovës të pakrahasueshëm me aspiratat për shkëputje të entitetit serb nga Bosnjë- Hercegovina apo të veriut të Kosovës.
Kosova ka dalë si shtet në kufijtë administrativë që i ka pasur si njësi federale e ish- Jugosllavisë, një prej shtatë shteteve që janë krijuar nga 8 ish-njësi federale.
Por që prej nisjes së dialogut Prishtinë –Beograd, version i ndarjes është rikthyer sërish.
Nëse mbahet mend, BE premtoi prishjen e “Parkut të Paqes” në lumin Ibër dhe bashkimin e Mitrovicës. Në fund jo vetëm dështoi ky plan, por edhe u ndërtua një mur.
Realisht Kosova prej vitit 1999 është e ndarë dhe Beogradi ka synuar që këtë ta paraqesë si “fakt i kryer”. Siç bëri me trenin apo siç dhe po vepron me atentatit ndaj Oliver Ivanoviçit.
Realisht, Beogradi ka dërguar në Bruksel një variant pak a shumë të ngjashëm me atë që paraqitet në foto dhe nuk është gjë tjetër, veçse variant i Akademisë së Shkencave të Serbisë, i përgatitur që në vitin 1990, kur u mendua se Kosova mund të largohej në një të ardhme.
Serbët janë një komb që kanë treguar se janë të gatshëm të pushtojnë apo vrasin kombe të tjerë për toka e pasuri, por një gjë duhet pasur parasysh: ata nuk e kanë bërë këtë në mënyrë spontane por me plane dhe strategji të hartuara shumë më herët se po ndodhin faktet.