Del nga shtrati lumi Vardar në Zhelinë (FOTO)

Si pasojë e reshjeve të pandërprera të shiut lumi Vardar ka filluar të dalë nga shtrati në komunën e Zhelinës.

Autoritetet nuk kanë marrë ende asnjë mas parandaluese të daljes së lumit nga shtrati. Banorët e komunës së Zhelinës të shqetësuar nga frika se mund të bëhet dëm edhe më i madh nëse komuna nuk merr masa.

“Lumi ka dalë dhe ende komuna nuk ka marrë masa, kjo është tmerr mund të hy në shtëpitë që janë afër”,shprhet një banor i komunës për TetovaSot.

Tashmë në disa vende, uji është shtirë në hapsira të gjëra ndërsa nga Drejtoria për Punë Hidreometrologjike presin rritje të shpejtë të nivelit në lumenjtë Treska, Radika, Sateska, Kiçevska, rrjedha e epërme e Vardarit dhe degët e tyre. /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu