Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie ka deklaruar se NATO nuk duhet të tërhiqet nga Kosova sepse vendi nuk e ka aftësinë e vetëmbrojtjes.
Ai tha se KFOR-i ka qenë i suksesshëm në Kosovë por ende nuk ka përfunduar puna këtu dhe ende situata politike mund të përmirësohet, transmeton KP.
Delawie shtoi se është e rëndësishme të mbështesim transformimin e FSK-s në FAK.