Sekretari i Komunës, Faruk Nevzati, mirëpriti dje delegacionin nga Komuna İnegöl e Republikës së Turqisë, i udhëhequr nga Nënkryetari Ayhan Güleç, njoftojnë nga Komuna e Çairit.
“Delegacioni, i përbërë kryesisht nga individë me prejardhje shqiptare, kishte një lidhje të thellë me trojet e tyre të origjinës, duke e bërë takimin të ngrohtë dhe familjar. Shumica e anëtarëve të delegacionit janë me rrënjë nga Kumanova dhe flasin me krenari për vendlindjen e paraardhësve të tyre.
Gjatë takimit, u theksua rëndësia e shqiptarëve të vendosur jashtë trojeve etnike, duke i cilësuar ata si një thesar i çmuar për kombin shqiptar. Një bashkëpunim i tillë midis komuniteteve është i natyrshëm dhe përforcon lidhjet e ngushta mes shqiptarëve kudo që ndodhen”,thuhet në njoftim.