DeLorean është rikthyer, prezanton makinën elektrike me “krahë”

Kompania DeLorean Motor është rikthyer me një makinë elektrike. Modeli i parë quhet Alpha5 dhe përmban dyer “gullwing” si DeLorean DMC-12 e viteve 1980, por është një makinë e ndryshme. Trupi është shumë më i lakuar dhe jo prej çeliku inox, dhe është gjithashtu shumë më i madh se origjinali.

Në vend të një makine sportive me dy vende, është me katër ulëse që është e gjatë sa një sedan Tesla Model S.

Kabina është minimaliste me një timon modern, panel instrumentesh dixhitale dhe një ekran qendror me prekje. Paketa e baterive (100+ kwh) lejon një distancë deri në 480 kilometra.



PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu