Demiri thotë se BDI-ja bashkëpunon me VMRO-në: Të dalin nga filmi nacionalist! Në LSDM kemi shqiptarë, nuk jemi albanofobë

BDI-ja duhet të dalë më në fund nga filmi nacionalist, thotë Agron Demiri nga LSDM, përcjell TV21. Demiri thotë se BDI-ja bashkëpunon me VMRO-DPMNE-në.

Kur BDI-ja akuzon LSDM-në për albanofobi, harron me qëllim se në Këshillin Ekzekutiv të LSDM-së ka edhe shqiptarë, gjithashtu kemi shqiptarë edhe në grupin parlamentar të LSDM-së dhe një numër i konsiderueshëm i shqiptarëve votojnë për partinë tonë. Me politikat e papërgjegjshme të tyre ata i mundësojnë VMRO-DPMNE-së të destabilizojë edhe tutje situatën dhe të përfitojë politikisht edhe më shumë. Andaj bashkëpunimi i tyre është edhe më i dukshëm në Kuvend, ata votojnë bashkërisht, BDI-ja i siguron shumicë sipas parimit të Badenterit dhe deri te skandalet e fundit si kalimi i lirë i Artan Grubit janë dëshmi të qarta për këtë”, tha mes tjerash Demiri.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu