Demokrati ka një mesazh publik për Yuri Kim: Në shtëpinë time komandoj unë

Ditën e djeshme në të gjithë Shqipërinë është mbajtur Referendumi për shkarkimin e kryetarit të PD, Lulzim Basha. Në Durrës, një prej votuesve bashkë me + për shkarkimin e kryetarit Basha kishte lënë dhe këtë shënim për ambasadoren amerikane në Shqipëri, Yuri Kim.

“O Yuri Kim, në shtëpinë time vendos unë”– shkruhet në fletën ku ka votuar demokrati pro shkarkimit të Bashës.

Sipas iniciuesve të këtij referendumi, për largimin e Bashës nga kreu i PD-së votuan 43,385 anëtarë të kësaj partie.

Ai u bëri thirrje mbështetësve të tij për një “protestë mbarëkombëtare” të hënën në kundërshtim të ardhjes së presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç në Tiranë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu