Departamenti Amerikan i Shtetit, kritika të ashpra për Maqedoninë

Shkelje e të drejtave të njeriut, drejtësi selektive, korrupsion dhe uzurpimi i mediave, janë vetëm një pjesë e vërejtjeve në raportin e fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit për Maqedoninë.

Në raport thuhet se problemi më i madh me shkeljen e të drejtave të njeriut dhe praktikave buron nga korrupsioni i lartë dhe dështimi i Qeverisë për të respektuar sundimin e ligjit, përfshirë tentimet e vazhdueshme për kufizime në aspekt të lirisë së mediave, ndërhyrjes në gjyqësi dhe pengimin e punës së Prokurorisë Speciale Publike, si edhe drejtësia selektive.

Më tej, raporti konstaton se shkelja e të drejtave të njeriut reflekton edhe përmes përzierjes politike dhe ndikimi mbi persona të etabluar mirë, stërzgjatjes së procedurave gjyqësore, shkeljes së të drejtave për gjykim të drejtë dhe publik, dhe korrupsion në tërë sistemin gjyqësor në vend.

Sipas raportit, Qeveria nuk ka ndërmarrë hapa të mjaftueshëm për të hetuar, proceduar ose ndëshkuar shërbyesit që kanë shkelur rregulloret dhe procedurat, përfshirë edhe shërbyesit policor për përdorim të tepërt të forcës.

Në të drejtat tjera të shkelura të njeriut përfshihen keqtrajtimet fizike të të burgosurve dhe të paraburgosurve nga policia dhe rojet, kushtetet e këqija në shumë burgje të vendit dhe institucionet mentale, kufizimet për romët që e lëshojnë vendin, si edhe qasja në shërbimet medicinale posaçërisht për shërbimet gjinekologjike, diskriminimi ndaj LBGTI personave, etj./albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu