Deputeti shqiptar në Mal të Zi: Shqiptarët votuan partitë malazeze

Deputeti i vetëm shqiptar në Mal të Zi, Genc Nimanbegu, i cili fitoi një mandat në parlament pas zgjedhjeve të së dielës, ka thënë se shqiptarët kanë votuar partitë malazese.

Deputeti ka shprehur habinë e tij se si edhe nga shqiptarët kanë votuar partitë malazeze, gjatë emisionit “Ora e Fundit”.

“Sigurisht ende nuk janë rezultatet, por duket se janë 3000 mijë vota më pak. Janë partitë malaziase që kanë marrë votat e shqiptarëve.”

Ai ka shtuar se partitë shqiptare mund të kishin marrë edhe me shumë deputetë, por “Edhe ambiciet e liderëve politikë shqiptarë ka bërë që të mos dilet me një listë të përbashkët.

Kjo është mësim i shtrenjtë për ne”, ka thënë ai.

“Jemi të gatshëm që të punojmë më të gjitha partitë edhe ato opozitare që të shohim nj ndryshim në strukturat udhëheqëse”, ka thënë Nimanbegu, duke shtuar se do të mbrojë interesin e shqiptarëve. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu