Deputeti ukrainas grushton kolegun në mbledhjen e kryesisë së Parlamentit (VIDEO)

Për të disatën herë ka përfunduar në përleshje fizike debati politik në paralmentin ukrainas.
Juri Boiko, deputet i qëndrës së majtë, goditi me grusht Oleg Liashkon, të të majtës ekstreme, pasi ky i fundit e akuzoi se ka tradhëtuar Ukrainën dhe se është një agjent i Kremlinit.

Pasi situata u qetësua, deputetit i Partisë Radikale vijoji fjalën e tij, duke thënë se Juri Boiko duhet të shkonte në burg për tradhëtinë e tij, transmeton tvklan.

Një akuzë e tij nxiti sërish zemërimin e deputetit, i cili u ngrit dhe e qëlloi sërish kolegun e tij.

Përleshjet në politikën ukrainase janë tepër të shpeshta, qoftë në sallën e parlamentit, qoftë nëpër studiot televizive.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu