Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë kërkon bashkimin e Luginës me Maqedoninë

Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Fatmir Hasani, nga radhët e Partisë për Veprim Demokratik (PVD), në një intervistë ekskluzive për Gazetën Lajm ka folur lidhur me situatën në këtë rajon, me theks të veçantë në qëndrimin e përsëritur të akademikut Rexhep Qosja për shkëmbim të Veriut të Kosovës me Luginën e Preshevës.

Duke komentuar këtë ide, Hasani ka thënë se për Luginën do të ishte shumë më mirë të jetë pjesë e Kosovës, e madje edhe e Maqedonisë, se sa e Serbisë. Ai ka folur edhe lidhur me provokimin e dështuar serb me trenin rus, duke vlerësuar se nëse përsëritet një provokim i tillë, atëherë Kosova do të duhej të kundërpërgjigjet me një tren i cili nga Fushë Kosova, përmes Shkupit dhe Kumanovës do të udhëtonte deri në Preshevë e Bujanoc.

Raportet me shqiptarët e Maqedonisë gjithnjë kanë qenë të mira, neve me Maqedoninë na lidhin shumë punë, mes tjerash lidhjet farefisnore me Kumanovën, Shkupin etj, janë mjaftë të mira dhe të gjëra gjithnjë kemi vizituar edhe për tregti dhe gjëra te tilla.
Kurse raportet zyrtare janë shumë të dobëta, shumë të vogla ka ngecje. Ne vetëm vullnetarisht me vet dëshirë mund të shihemi me ndonjë deputet që banon në Kumanovë gjegjësisht në Shkup, dhe me ndonjë udhëheqës të ndonjë institucioni publik kurse me ato shtetërore shum pak, ose thënë fare, skemi kontakte (marëdhënie).


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu