Deputetja e VMRo-DPMNE-së, Lidija Petkoska në seancën ku u votuan ndryshimet e Kodit Penal me çka iu ulet dënimi “funksionarëve të korruptuar”, ka akuzuar partitë e pushtetit se po amnistojnë krimin në vend që ta luftojnë atë, përcjell KlanM.
“Është më se e qartë se qeveria po ndërgjegjësohet se po i afrohet fundi, ndaj sot po krijon një kuadër ligjor me të cilin nesër do të shmangë përgjegjësinë penale. Për ta bërë edhe më interesante apo edhe më të dyshimtë, edhe ministri i Drejtësisë nuk qëndron nënshkrues i kësaj zgjidhjeje ligjore, por dërgoi zëvendësen. Për publikun dua të theksoj se me këtë ligj, që po e sjellin me shpejtësinë e dritës, parashikohen dënime më të vogla për shpërdorimin e detyrës zyrtare, të cilën e bëjnë gjatë gjithë kohës”, theksoi deputetja Lidija Petkoska.
Petkovska u shpreh se me këtë ligj vetëm me 2 nene do të lirohen ata që shpërdoruan pozitën për të kryer krime.
“Në vend që të luftoni krimin, bëni krejt të kundërtën, amnistioni atë. Ju nuk keni lënë një bazë të vetme mbi të cilën ky shtet mund të quhet ligjor. Të them të drejtën, kjo qeveri që është deklaruar e guximshme është më e guximshmja kur duhet të lirohen kriminelët”, tha Petkoska.