Dërgoi celularin për riparim, i keqpërdoren rreth tetë mijë euro

Të martën në orën 12:00, një burrë 48-vjeçar nga Gostivari, ka raportuar se gjatë muajit mars-2024 ai ishte në punëtorinë të personit E.N nga Gostivari për një riparim të telefonit celular, ku iu tha se duhet ta linte dhe se për shërbimin e prodhuesit duhet të paguajë 2.99 euro me një kartë pagesore.

Gjë që kishte pranuar dhe mjeshtrit E.N” i kishte dërguar një foto të kartës së tij të kreditore. Me datë 14.03.2024 në telefonin e tij celular kishte marrë një njoftim SMS se më shumë pagesa janë bërë nga kartelën e tij kreditore dhe menjëherë e kishte kontaktuar personin e raportuar, i cili e kishte bindur atë se do ti paguante borxhin. Me datë 01.04.2024 nga banka e tij, kishte qenë i i njoftuar se nuk kishte më fonde në llogari, gjegjësisht se i janë marrë 535.483 denarë. Janë marrë masa dhe aktivitete për zbardhjen dhe dokumentimin e çështjes.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu