Deri tani në KSHZ janë paraqitur 16 ankesa të partive politike

Deri tani në KSHZ, janë paraqitur 16 parashtresa, të cilat kanë të bëjnë me procesin e votimit në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 dhjetorit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Komisioni Shtetëror Zgjedhor, njoftoi se LSDM-ja dhe Koalicioni i udhëhequr nga ajo ka paraqitur 8 ankesa. Nuk informacione se për cilat zona janë këto ankesa dhe se për cilat komuna pasi ekipi që i paraqiti ankesat nuk dha asnjë shpjegim për këtë.

“LSDM-ja dhe Besa kanë paraqitur nga 8 parashtresa. Parashtresat e Besës kanë të bëjnë me komunën e Haraçinës, Tetovës, Likovës dhe Gazi Babës, ndërsa për ankesat e LSDM-së, nuk informacione se për cilat zona janë dhe se për cilat komuna pasi ekipi që i paraqiti ankesat nuk dha asnjë shpjegim për këtë”, tha zëdhënësja e KSHZ-së, Arijeta Xhemaili.

Paraqitja e ankesave ndaj procedurës për numërimin dhe nxjerrjen e rezultateve të zgjedhjeve përfundon sonte në mesnatë./Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu