“Derisa merremi me Bregoviçin, Kosova ka refuzuar Procesin e Berlinit, Marrëveshjen e Uashingtonit dhe Open Ballkans”

Analisti politik, Arben Ahmeti ka drejtuar akuza ndaj kryeministrit Kurti. Ai ka shkruar se derisa merremi me Bregoviçin, Kosova ka refuzuar Procesin e Berlinit, Marrëveshjen e Uashingtonit dhe Open Ballkans.

Reagimi i plotë:

“Derisa ne merremi se a ia ka permend Ramushi Edit Lulin apo Lucin, dhe se cka e qysh ka me kendu Bregovici, Kosova ka refuzuar:

1. Procesin e Berlinit

2. Marrveshjen e Uashingtonit

3. Open Ballkans

Kryeministri i Kosoves ka themeluar nje ekipe fantome te eksperteve per dialogun te cilet nuk komunikojne me te, dhe i kuptojne sjelljet kryeministrit ne dialog, ekskluzivisht bashke me te gjithe, ne te tjeret ne edicionet e lajmeve.

Si rezultat qe kater muaj, Kosova nuk ka shenuar asnje sukeses diplomatik pos pjesemarrjes se kryeministrit ne nje konference filozofesh ne Greqi. Edhe ne nje festival filmash.

Ne Berlin do te kemi ndrrim qeverie gjate ketij viti. Ne France vitin e ardhshem, derisa Biden po jep shenja jo te mira sa i perket shendetit.
Zevendesimet ne asnje prej ketyre qendrave nuk pritet te jene me pro Kosoves. Perkundrazi.
Por kjo nuk ka rendesi. E rendesishme eshte qe kryeministri dje i shpendrau 45 milion euro dhe e ndrroi foton e profilit ne fcb. I kalli krejt hasmit.”-shkruan ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu