Derivatet e naftës me çmime të reja

Komisioni Rregullator për Energjetik ka vendosur që çmimi i dizelit dhe benzinës EURO SUPER BS-95 të mos ndryshoj ndërsa për gjysmë denarë ulet çmimi i benzinës EUROSUPER BS-98 dhe vajit ekstra të lehtë për amvisëri, përcjell ‘SHENJA’

Kështu sipas vendimit nga mesnata çmimi i EUROSUPER BS-95 ngel 62 denarë për litër, ndërsa çmimi i Dizelit ngelet i pandryshuar, gjegjësisht një litër dizel do të kushtoj 48 denarë. Çmimi i EUROSUPER BS-98, sipas vendimit të ri do të kushtoj 63.50 denarë për litër, ndërsa vaji ekstra i lehtë do të shitet për 36.50 denarë për litër.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu