Derivatet e naftës me çmime të reja

Benzinat prej sonte në mesnatë shtrenjtohen për gjysmë denari për një litër, ndërsa çmimi i karburanteve dizel mbetet i njëjtë, vendosi sot Komisioni Rregullator për energjetikë (KRRE).

Me vendimin bëhet rritja e çmimeve rafinerike dhe të çmimeve me pakicë në mesatare për 0,86 gjegjësisht për 0,7 për qind.

Çmimi i ri me pakicë i EUROSUPER BS-95 është 67, ndërsa i EUROSUPER BS-98, 69 denarë për një litër. EURODIZEL (D-E V) edhe më tej do të kushtojë 53,5, ndërsa vaji ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) 42 denarë për një litër.

Me vendimin e KRRE për 0,718 denarë për një kilogram rritet edhe çmimi me pakicë i mazutit M-1 NS dhe do të jetë 28,827 denarë për një kilogram.

Si shkak për rritjen e çmimit të derivateve të naftës nga KRRE e theksojnë për 1,6 për qind çmimin më të lartë mesatar të naftës së papërpunuar në tregun botëror në 14 ditët e kaluara dhe për 0,33 të kursit më të ulët të dollarit në raport me denarin.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu