Nën nocionin “Armë”, konsiderohet çdo mjet ose armë, të krijuara nën presion të gazit, të cilat krijohen gjatë djegjes së materieve eksplozive, gazërave nën presion ose ndonjë energjie tjetër potenciale, të gjuajnë proektilin në pamje të një kokrre, rreze të shtëne, gaz, lëng, shigjeta ose ndonjë përbërje tjetër, të cilat shkaktojnë dëme serioze për shëndetin dhe jetën e njerëzve, si dhe çdo mjet e cila qëllimi kryesor është për të kryer sulm mbi integritetin fizik të njerëzve.
Armë sipas ligjit për armë konsiderohen:
1. Armë zjari
2. Armë kolekcioniste
3. Armë për vetmbrojtje
4. Armë pneumatike
5. Armë me gaz
6. Armë eksplozive
7. Armë me tetivë
8. Armë e ftohtë
9. Armë me sinjal drite dhe zëri
10. Paralizator elektrik.
Armë dhe municion mund të fitohet vetëm me leje të cilën e jep Ministria e punëve të brendshme dhe atë jo për çfarë do arme.
Leja për furnizim me armë mund të jepet për persona fizik vetëm përshkak të mbrojtjes së privatësisë së tyre dhe pronës së tyre, dhe për gjueti.
Leje për furnizim me pjesë të armëve dhe leje për furnizim të municionit jepen për persona fizik të cilët kanë lisencë të vlefshme për armë ose lisencë të vlefshme për posedim të armës.
Leje për furnizim të armëve të personave fizik jepet nëse personi fizik plotëson këto kushte:
1. Ka mbushur 18 vjet.
2. Nuk është me aftësi të kufizuara.
3. Nuk paraqet rezik për publikun.
4. Është i aftë për të mbajtur armë.
5. Ka arsye të arsyetueshme për furnizim me armë.
6. Ka njohje teknike për përdorim të drejtë, ruajtje dhe mirëmbajtje të armës dhe njohje të ligjeve për armë të cilat kontrollohen me testim dhe
7. Ka vendbanim në territorin e Maqedonisë me letërnjoftim të vlefshëm, dhe nëse është i huaj, të posedojë leje për banim në territorin e Maqedonisë, me letërnjoftim të vlefshëm të huaj, përveç se nëse është ratifikuar marrëveshje ndërkombëtare.
Leja për armë jepet me afat të vlefshëm prej 10 viteve, ndërsa personave mbi 65 vjet me afat prej 5 vjet. Leja për armë mund të vazhdohet me kërkesë të shkruar , të aplikohet deri te organi kompetent dy muaj para përfundimit të afatit.
Prshndetje
Pershdetje