Dëshmitari rrëfën ferrin e Stambollit: U shtira si i vdekur 20 minuta, sulmuesi nuk ndalonte

Francois al-Asmar, i diplomuar për gazetari radiofonike dhe televizive, ashtu si shumica e 39 njerëzve të vrarë naten e Vitit të Ri në “Reina”,ishte një turist në Stamboll.

“Pasi gjuajti një herë, mendova se ishte një njeri i zemëruar apo i dehur… Por, disa sekonda më vonë, dëgjuam një mitraloz”, tha ai për “Reuters” nga shtrati i tij në spital.

“Unë u fsheha pas tryezës, ulur në dysheme, por shpatullat e mia duhet të kenë qenë të ekspozuara. Ai gjuante në dysheme … u shtira si i vdekur…… duket se ai nuk gjuajti më mbi mua,” tha Asmar.

Vrasësi, i cili gjendet ende i lirë, kishte qelluar një polic dhe një civil para se të hapte zjarr ne klubin e famshem. Dëshmitarët thanë se ai bërtiti “Allahu Ekber” (Zoti është më i madhi).

“Sapo hyri në klub, ai filloi të shtinte dhe nuk ndalte. Ai qëlloi pa pushim të paktën për 20 minuta” tha Younis Turk, një shtetas francez me origjinë turke.

“Ne kemi menduar se ishin disa sulmues, sepse ai thjesht nuk dinte te ndalonte. Ai hodhi edhe eksploziv,” tha Asmar, nga ana tjeter.

Klubi ishte një pikë takimi për shumë shtetas atë natë. Viktimat përfshinin një regjisor indian të Bollywood-it, një kamerier turk, një trajner palestre libanez dhe një biznesmen jordanez.

Sipas një raporti mjeko-ligjore të cituar nga gazeta Milliyet, disa nga viktimat u qëlluan në distancë shumë të afërt. Shumica e të pranishëmve u hodhën në det për t’i shpëtuar tragjedisë/SYRI.net/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu