6 persona nga Maqedonia dhe Serbia janë arrestuar në një operacion të mbrëmshëm lidhur me prodhimin e drogës sintetike.
Prokuroria Themelore Publike njoftoi se duke realizuar bashkëpunim juridik ndërkombëtar me Prokurorinë Publike dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme të Serbisë, zbuloi instalim të laboratorit më të madh për prodhim të paautorizuar të drogave sintetike në Evropën Juglindore.
Policia Maqedonase në bashkëpunim me ekip nga Serbia dhe DEA nga SHBA kanë sekuestruar më shumë se 125 kilogram drogë, kjo është rrethë gjysëm milioni tableta, me vlerë më shumë se 2,5 milion euro në një shtëpi në Tetovë, tha sot Spasovski në pres-konferencë.
Kjo drogë e sekuestruar është më e madhja në Ballkan, është e mundur që edhe në suaza ndërkombëtare, tha ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski.
Destinacioni përfundimtar i drogës ka qenë Turqia.