Mbrëmjen e kaluar, në një intervistë për “Top Story”, biznesmeni Elton Ilirjani ka rrëfyer përballë Grida Dumës bisedat me Parashqevinë pak para se të fliste me djalin e tij dhe ish bashkëshortin. Në fjalët e tiu, u përmend edhe një ish-miss shqiptar, por identiteti i saj nuk u zbulua. Në rrjet ka ngjallur kuriozitet se për kë bëhet fjalë.
“Parashqevia nuk është sëmurë. Një mik i saj madje ka thënë lëre aty ku është. Këta emra do i them në vendin ku duhet. Ajo flet me veten, unë një ditë e dëgjova. Thoshte të iki të fshihem se vjen më mban peng si… dhe më thoshte emrin e një miss-i shqiptar. Unë nuk e di kush është kjo miss-i. Ky rast duhet të ekzaminohet. Nuk gënjen ajo”, u shpreh Ilirjani.
Grida Duma: Ka fajtor të tjerë për gjendjen e saj?Robert Nolfe: Ajo çka pashë unë, mbështes atë që thotë Eltoni. Unë kam qenë me të për shumë vite, e di çfarë thotë Eltoni. Mbase ishte një mënyrë për të mbrojtur veten. Nuk besoj se ka pasur miq të mirë shqiptarë, ata prisnim të fitonin diçka, donin t’i prishnin reputacionin Të tjerët e urrejnë suksesin, ne këtë tentuam të bënim. Kur futesh në industrinë e argëtimit… Nuk e dija që suksesi do të ishte rreziku. Në moshën kur mori hov mbase kjo ishte një lloj kërcënimi për jetën e saj.