Një vajzë e vogël e moshës 4-vjeçare ka ndërruar jetë në qytetin e Durrësit. Vajza me inicialet E.B., sipas policisë është me origjinë nga Elbasani.
Trupi i pajetë i saj është gjetur ditën e sotme në plazhin tek Shkëmbi i Kavajës në Durrës. Sipas dëshmitarëve, deti ka nxjerrë në breg trupin e vogëlushes.
Dyshohet se 4-vjeçarja E.B. u shkëput për pak çaste nga vëmendja e prindërve dhe u gjet e mbytur. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe është duke hetuar për të zbuluar detaje të tera në lidhje me këtë fatkeqësi.