Me dhimbje të shtatzanisë udhëton tre orë në 40cm borë nga fshati Brest

Elena dhe Mile Zdravevski nga fshati Brest kanë përjetuar një dramë të vërtetë, që të lind fëmijën e saj të tretë pas dhimbjeve që ka përjetuar të dy kanë udhëtuar në këmbë në 40 cm borë dhe temperatura -20 gradë C, informon Zhurnal.

Mëngjesin e 9 janarit asnjëherë nuk do e haroj, në orët e hershme të mëngjesit bashkëshortja ime kishte dhimbje lindje, u gjendëm në një situatë shumë të vështirë dhe serioze për të arritur deri tek spitali më i afërt, kishte shumë borë dhe temperaturat ishin në -20 gradë C, ndërsa ne duhej të udhëtonim 7 km deri në fshatin Samokov. Vendosëm që të udhëtojmë në këmbë se nuk kishte zgjidhje tjetër, unë para ndërsa pas meje bashkëshortja dhe kështu për më shumë se tre orë udhëtuam të dy në këmbë, thekson kështu Mile Zdravevski.

Në fshatin Samokov ciftin e kishte pritur vetura e ndihmës së shpejtë.

Udhëtimi tre orësh u bë në një qetësi të madhe, dëgjohej vetëm bora teksa binte dhe frymëmarja e bashkëshortes, ndalonim vetëm që ajo të pushonte por i ftohti nuk na lejonte më shumë pauza. Megjithatë arritëm me sukses në fshatin Samokov ku na priste ndihma e shpejtë që të na cojë në spitalin e Kërcovës. Në fund bashkëshortja e tij kishte sjellë në jetë një fëmijë të gjinisë femër.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu