Real Madrid – Barcelona, apo Cristiano Ronaldo – Lionel Messi
Brenda një sfidë janë plot 10 Topa të Artë, nga 5 për secilën skuadër.
Por jo vetëm kaq, argjentinasi dhe portugezi janë edhe kryegolashënuesit historikë të El Casicos (mes tyre qëndron një tjetër legjendë, si Di Stefano).
Lista e 10 futbollistëve me më shumë gola në El Clasico.
1 – E kush tjetër veç Lionel Messit do ta kryesonte këtë renditje. “Ylli” i Barcelonës i ka shënuar plot 24 gola Realit të Madridit dhe në moshën 30-vjeçare ka mundësi të thellojë edhe më tej këtë rekord.
роналдо и меси
2 – Alfredo Di Stefano ishte futbollisti që dominonte në vitet ’60. Konsiderohej “Mazja e Zezë” e Barcelonës, sepse i shënonte gjithnjë. U ndal në kuotën e 18 golave në El Clasico.
3 – Barcelona krenonohet me Lionel Messin, ndërsa Reali ka Cristiano Ronaldon. U ka shënuar 17 gola rivalëve të përjetshëm dhe ka rastin të barazojë Di Stefanon.
4 – Raul Gonzalez ishte një specialist për të ndëshkuar “Blaugranat”. Para se t’ia linte stafetën Ronaldos, kishte realizuar 15 gola në El Clasico.
5 – Pas Raul vjen një goleador historik Barcelonës, Cesar Rodriguez me 14 finalizime.
6 – Ferenc Puskas mbërriti në një moshë relativisht të madhe te Reali, megjithatë për aq kohë sa luajti mundi ta ndëshkonte 14 herë Barçën.
7 – Paco Gento i Realit është sulmuesi i tretë që ka mundur ta gjejë 14 herë rrugën e rrjetës në El Clasico.
8 – Me 2 gola më pak, pra më 12, vjen Carlos Alonso, i njohur ndryshe si “Santillana”, i cili luajti për plot 17 sezone me Realin.
9 – Josep Samitier ishte një nga figurat e para të barcelonizmit. I ka shënuar 10 gola Realit.
10 – Plotëson listën e 10 golashënuesve më të mirë në El Clasico po me 10 finalizime meksikani Hugo Sanchez. Një emblemë e Realit në vitet 1985 – 1992.