Në territorin e qytetit të Shkupit gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar gjithsej 144 masa në kuadër të kontrolleve të policisë në fushën e komunikacionit, ndër të cilat 39 sanksione për drejtim automjeti me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme sot informuan se janë shqiptuar 19 masa për drejtim automjeti nën efektin e alkoolit, 16 sanksione për drejtim automjeti pa patentë shofer, shtatë për shofer fillestar dhe katër kundërvajtje të kryera nga motoçiklistë.
Nga MPB paralajmërojnë se kontrollet e intensifikuara do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe apelojnë tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit rrugor.